Doarsa Kica-Xhelili: Lumiri, kryeministër, i djathtë e patriot, do të jetë Republika që ne duam - NACIONALE

Doarsa Kica-Xhelili: Lumiri, kryeministër, i djathtë e patriot, do të jetë Republika që ne duam

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka shkruar për profilin e kryetarit të LDK-së e kandidatit për Kryeministër Lumir Abdixhiku.

Sipas saj, “Lumiri nuk është politikan tipik. Nuk është tipik sepse është patjetërsueshëm vetvetja. Nuk pranon të ndryshojë të folurën, sjelljen, mendimin e as pamjen që t’i përshtatet “pritshmërive”. Që të jetë “clickbait”.”.

Lexojeni të plotë përshkrimin e Kica-Xhelilit për kandidatit e LDK-së

KRYEMINISTËR LUMIR, NA PRIJ! ✌🏼

Pak fjalë për njeriun që ringjalli ambicien në Kosovë, besimin në LDK, e nesër, shpresën në qeveri!

Lumirit i duhet vetëm një mandat - dhe s’do të ketë kurrë më nevojë për fushatë.

Lumiri nuk është politikan tipik. Nuk është tipik sepse është patjetërsueshëm vetvetja. Nuk pranon të ndryshojë të folurën, sjelljen, mendimin e as pamjen që t’i përshtatet “pritshmërive”. Që të jetë “clickbait”.

Lumiri i ka pritshmëritë e tij. Për Kosovën. Për të ardhmen!

Është më punëtori në mesin tonë. Shkruan i pari, dhe i fundit. Del i pari, dhe i fundit. Kërkon shumë sepse jep shumë.

Ka ide, vizion e besim! Mbi të gjitha, e di SAKTË si arrihet ambicia që ka për Kosovën. Prandaj, ka edhe ekipë!

Është shumë njerëzorë por nuk e duron mos-punën. Është kërkues sepse në mendjen e tij, kemi obligim! Kemi obligim hyjnorë që gjithë besimin ndaj nesh ta shndërrojmë në histori suksesi për popullin. Jo për ne, për popullin.

Lumiri, kryeministër, s’ka si të jetë ndryshe!

I vendosur sërish, edhe nëse tjerët mund të mos besojnë. Punëtor, sërish, edhe kur tjerët nuk shohin atë që sheh ky. E kur tjerët të kenë filluar t’a përbrendësojnë e besojnë zhvillimin, e t’i gëzojnë frytet e punës e përkushtimit, Lumiri prap do të jetë një hap para - në mes të proceseve më të rëndësishme për vendin, duke mos u kthyer pas, duke mos hamendësuar nëse mundet, e duke mos kursyer asgjë nga vetja.

Bashkëpunimi me Lumirin, e shërbimi ndaj tij, kanë qenë jo vetëm nder, por mundësi fisnike e rikuptimësimit të madhështisë së mendimit pastër. Të menduarit të liruar nga pritshmëritë “mainstream”. Të mendimit me intuitë, njohuri e besim në Republikë bërë bashkë!

Lumiri, kryeministër, i djathtë e patriot, do të jetë REPUBLIKA që ne duam!

Lumirit, kryeministër, i duhet vetëm një mandat - se mandatin tjetër, do t’ia fitojë PUNA e tij katër vjeçare pa ASNJË ditë fushatë!

Lajme të ngjashme