“Do të qesh nga parajsa”, Murtezaj ironizon me konferencën e LDK-së për ish-presidentin Rugova - NACIONALE

“Do të qesh nga parajsa”, Murtezaj ironizon me konferencën e LDK-së për ish-presidentin Rugova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-anëtari i Kryesisë së LDK-së, Valon Murtezaj, ka ironizuar me LDK-në, e cila të hënën do ta organizojë Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.

Ai ka thënë se kur t`i dëgjojë Rugova fjalët e disa prej organizatorëve dhe paneliseteve të kësaj konference do të qesh nga parajsa.

“Kur t’i dëgjojë Ibrahim Rugova fjalët e disa prej organizatorëve dhe panelistëve të konferencës, të cilët njohur në bashkëpunim nuk i ka; si një njeri me edukatë të lartë që është, dhe si njeri me durim të pakufishëm, do të qesh në mënyrën e Tij, dhe pasi t’i kujtohet biseda me Rolan Bartin për betejën e shenjave që janë në kontrast; nga parajsa, më duket mua, do të thotë: Ju lutem, Ju lutem”, ka shkruar Murtezaj në profilin e tij në “Facebook”.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova, këtë tëdo të mbajnë konferencën ndërkombëtare ‘’Rugova dhe Perëndimi’’, në shënim të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës.

Sipas LDK-së, konferenca do të mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova dhe në nderim të aleatëve që e ndihmua Kosovën.

Në panelin e parë të konferencës do të flasin: Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë; Massimo D’Alema, ish Kryeministri i Italisë; Vincenzo Paglia, President i Akademisë Papnore për Jetën; dhe Jeffrey M. Hovenier, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ndërsa, në panelin e dytë do ta flasin Blendi Fevziu, gazetar; Adriatik Kelmendi, azetar; Eugen Saraçini, gazetar; dhe Alush Gashi, themelues dhe Kryetar i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë.

Lajme të ngjashme