Djegia e fabrikës në Ferizaj, policia tregon sa është vlera e dëmit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për djegien e fabrikës së strioporti në Fshatin e Vjetër në Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, fabrika "Al For" u kaplua nga zjarri në rrethana të panjohura, gjysmë ore pas ndërrimit të motmotëve.
Vlera e dëmit raportohet të jetë rreth 40 mijë euro.
Nga ky rast nuk ka pasur të lënduar.
“INCIDENT ZJARRI | Fshati i Vjetër , Ferizaj (EM: 163-903) 01.01.2023 – 00:34. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika e stiroporit ,, Al For’’. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendi e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Vlera edemit sillet rreth 40000€, nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raport.
