Dje: 34 aksidente trafiku me të lënduar, 73 me dëme materiale
Policia e Kosovës, ka publikuar statistikat e përgjithshme përgjatë ditës së enjte. Sipas këtyre statistikave del se dje, nuk pati asnjë aksiden trafiku me fatalitet, por pati 34 aksidente me të lënduar, 73 me dëme materiale.
Ndërkohë, u shqiptuan 1868 tiketa, u arrestuan 16 persona, në mbajtje u dërguan 8 prej tyre.