Djalli në detaje: Kurti përuron tri projekte, në kapele llogon e kompanisë së afërt me Sali Zyben - NACIONALE

Djalli në detaje: Kurti përuron tri projekte, në kapele llogon e kompanisë së afërt me Sali Zyben

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të tri projekteve në Komunën e Podujevës.

I shoqëruar nga kreu i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, Kurti vendosi gurthemelin në projektin e Qendrës së Kompetencës në vlerë 2 milionë e 430 mijë euro, Tregut të Gjelbër në vlerë 1 milionë e 440 mijë euro dhe Sallës së Sporteve në vlerë 374 mijë euro

Që të trijat së bashku kushtuan hiç më pak se 4 milionë e 244 mijë euro.

Një detaj mjaftë i rëndësishëm që vërehet në pamjet e publikuara nga atje, janë kapelat e punës që kanë vendosur Kurti e Bulliqi, së bashku me të pranishmit e tjerë, gjatë vendosjes së gurthemeleve.

Në këto kapele që po i bartnin pushtetarët sot, shkruante “Eing com”, emri i kompanisë e cila tashmë është fituese e projekteve Tregut të Gjelbër në vlerë 1 milionë e 440 mijë euro.

Gazeta Nacionale në vazhdimësi ka raportuar për projektet që kjo kompani i ka fituar në Komunën e Podujevës.

Një vit më parë, Nacionale kishte raportuar se kjo kompani kishte fituar projektet “Përmirësimi i infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme të shkollave”, “Ndërtimin e Stacionit të Autobusëve” si edhe tenderin për “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve dhe trotuareve”.

Por, kush është kompania Eing Com?

Kompania Eing Com udhëhiqet nga Eljesah Podvorica, me seli në Dumosh të Podujevës.

Gjatë mandatit të Bulliqit, kjo kompani ka arritur që të rrëmbejë disa kontrata ndërtimi nga Komuna e Podujevës.

Gazeta Nacionale ka hulumtuar rreth kësaj pjese, nëse kompania në fjalë ka lidhje direkte në këtë komunë, apo në partinë e Lëvizjes Vetëvendosje, parti së cilës i përket edhe Bulliqi, ishi i LDK-së.

Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë, ku kanë publikuar fotografi, ku shihen në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

Vështirë të besohet se fotoja është aksidentale. Nacionale pandeh se një fotografi e tillë mund të dërgojë në një pikë: një lidhje. Çfarëdo qoftë. Mbase edhe e fortë.

Mirëpo, ky nuk duket të jetë bashkëdyzimi i vetëm i Podvoricës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në vitin 2019, deputeti i LVV-së, Nijazi Isaku, kishte postuar një fotografi së bashku me pronarin, Eljesah Podvorica dhe me dy persona tjerë në Facebook.

Vështirë të besohet se edhe kjo fotografi është aksidentale.

Duhet thënë e rithënë disa herë, faktin që kjo nuk është hera e vetme kur Shpejtim Bulliqi kishte shpërblyer shokët e Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme