Ditë zie në Kosovë: Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit - NACIONALE

Ditë zie në Kosovë: Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me kërkesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është anuluar mbledhja e Kryesisë e cila ishte paraparë të mbahet sot.

Vendimi për anulimin e mbledhjes së Kryesisë është bërë për shkak të vendimit për shpalljen e ditë zisë për vrasjen e policit, Afrim Bunjaku në veri të vendit nga grupet kriminale serbe.

Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023.” – thuhet në njoftim.

Kujtojmë që sot në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të vrajses së policit në fshatin Banjskë të Zveçanit nga një grup kriminal.

Lajme të ngjashme