Ditë të rënda: Deputeti i VV-së që s'di të shkruajë 'i kapet' Visar Ymerit - NACIONALE

Ditë të rënda: Deputeti i VV-së që s'di të shkruajë 'i kapet' Visar Ymerit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Situata në veri ka shkaktuar një debat të ashpër mes deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi dhe analistit Visar Ymeri.

Ka qenë ky i fundit, i cili duke folur për një shkrim të deputetit Halil Thaçi, e pyeti se “te kush janë të shitur servilët”.

“Kur po thu servil ndaj kujt, Vuçiqit, Listës Serbe, amerikanëve? Servil ndaj kriminelëve të Serbisë, të veriut. Këtu i bie edhe ambasadori amerikan, edhe vendet e QUINT-it.” – tha Ymeri në Debat Plus.

Më pas, reagoi edhe Thaçi, i cili i tha “mos u mundo me barazu vetën me ambasadorin amerikan”.

“Ti as se kupton çka ke shkru, as se kupton vetën tash.” – i tha Ymeri, duke e pyetur më pas nëse ka punësuar ndonjë familjar në KEK.

Kjo siç duket, e nervozoi deputetin Thaçi i cili tha se nuk ka punësuar familjarë, derisa tha këto fjalë: “Unë veç ty po të kuptoj që je kundër institucioneve të Kosovës, je kundër institucioneve të Kosovës…Unë nuk shitem, sikur ti që je shitë. Ti je i shitur. Je shitë për klanin PRONTO, tash për Vuçiqin”.

Vlen të theksohet se deputeti në fjalë nuk di të shkruajë mirë në gjuhën shqipe, madje as emrin e Shqipërisë.

“Nga Parlamenti i Shqipëris , urime 28 Nëntori!”kishte shkruar z. Thaçi më herët.

Lajme të ngjashme