Ditë intensive për deputetë, Kuvendi mban dy seanca - NACIONALE

Ditë intensive për deputetë, Kuvendi mban dy seanca

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputete e Kosovës do ta kenë sot një ditë intensive. Kjo pasi Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare.

Duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet seancë në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel, i cili ka vdekur javën e kaluara.

Kurse, në ora 11:00 do të mbahet seanca e dytë, e cila do të jetë seancë e rregullt.

Në këtë seancë janë paraparë dhjetë pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes

Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes

Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa

e dyte, objektivi 1,

6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,

9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit

shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,

10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione

parlamentare.

Lajme të ngjashme