Ditari i Buzhalës VIII: Intervista horror e Besnik Bislimit – kjo është përgjigjja e Buzhalës - NACIONALE

Ditari i Buzhalës VIII: Intervista horror e Besnik Bislimit – kjo është përgjigjja e Buzhalës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndryshimi i qëndrimeve të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje që prej ardhjes në pushtet, është kryetema e episodit të ri të Ditarit të Buzhalës.

Debati i madh për liberalizim të vizave, e që prodhoi veç zhgënjim për kosovarët, është njëra nga temat që shpërfaqë këtë fenomen që karakterizon Kurtin e vartësit e tij.

Buzhala flet edhe për një intervistë të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, që është njëkohësisht kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Bislimi foli për shumë çështje, përfshirë marrëveshjen e re për energji, të cilën e kishte kritikuar ashpër Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë.

Paramendojeni një intervistë të tillë të një zëvendëskryeministri të kaluar, ku nuk i din detajet e marrëveshjes se tij, ku len të kuptohet që shqiptarët në veri do të mund të operojnë veç përmes operatorit shtetëror serb? Do ta kishin djegur komplet Kuvendin. Kurse, në ketë situatë, ai bile edhe e pyet Ermalin, a ma shumë po më beson mu a po i beson serbëve”, thotë Buzhala.

Në episodin e ri do të shfaqen materiale arkivore e video me zë e figurë se si Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e kishte kundërshtuar marrëveshjet paraprake mbi të cilat bazohet marrëveshja e re.

Por, debate për vizat detyrimisht i sjellë në kujtesë temën e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën Kurti ishte shfaqur kategorikisht kundër.

Përtej analizës së intervistës horror të Bislimit, gazetari Berat Buzhala në episodin e ri të videocastit e trajton shkurtimisht me sarkazmë edhe çështjen e Trustit.

Për trust nuk po flas. Sipas Kurtit nuk ka nevoje për pare, se ka boll, gjykojeni vete. A keni nevojë për pare? Për pare të juja?”, thotë Buzhala në episodin e ri.

Gazetari rikujton gjendjen aktuale që mbizotëron në Kosovë, teksa mijëra persona janë larguar nga vendi.

Mos të harrojmë, gjatë kësaj qeverie, vitin e kaluar dhe këtë vit, mijëra, ndoshta qindra mijëra qytetarë, janë larguar nga vendi. Njerëzit presin me radhw me muaj për një termin për vizw. Radhët janë me qindra metra. Njerëzit paguajnë qindra mijëra euro, edhe tash, kur Kurti tha për trust qe gjendja është e mirë”, deklaron gazetari Buzhala.

Shikim të këndshëm!

Lajme të ngjashme