Dita e betimit: Erden Atiq arrin në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut
Erden Atiq, kryetar i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Veriut, tashmë ka mbërritur në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Kandidat i VV-së, i cili fitoi në zgjedhjet e 23 prill, ka mbërritur para pak çastes, gjersa në ora 11:00 është paraparë të fillojë mbledhja.
Ndryshe, dje Ambasadat e Quint-it kanë lëshuar një komunikatë, përmes sëcilës kanë kërkuar që të mos përdoret forca.
“Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin.” - shkruhej në komunikatë.