Disa vatra zjarri në fshatin Gelancë të Suharekës
Disa vatra të zjarrit kanë shpërthyer sot në fshatin Gelancë.
Kjo u bë e ditur nga drejtori për Shërbime Publike në komunën e Suharekës, Enver Shabani.
“Të nderuar qytetar, duke e ruajtur ambientin e mbrojmë jetën e njerëzve, gjënë e gjallë , pasurinë shoqërore dhe private. Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer sot në fshatin Gelancë, na lënë shumë për të dëshiruar... Çdo zjarrvënie me ose pa qëllim shkakton dëme të konsiderueshme dhe llogaritet vepër penale”, shkroi Shabani.