Dinari: Konjufca nuk ka ‘mendim specifik’ se çka mund të ndodhë sot - NACIONALE

Dinari: Konjufca nuk ka ‘mendim specifik’ se çka mund të ndodhë sot

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Në ditën kur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po dialogon në Bruksel për dinarin, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, thotë se Kosova e ka të pozicionuar qëndrimin sa i përket kësaj teme.

“Republika e Kosovës përmes qeverisë në këtë rast sepse është ajo kompetente për këto çështje e ka formuluar saktë qëndrimin vet se si do të pozicionohet sa i përket çështjes së dinarit. Ajo është në një pozicion shumë të qartë dhe pa dy kuptimësi, ka edhe një përpjekje ndërkombëtare që me mujtë me gjetë një hapësirë të afrimit të qëndrimeve”, thotë Konjufca.

“Deri tash nuk ka ndodhë nuk kam ndonjë mendim specifik se a do të ndodhë kësaj radhe sepse Kosova është plotësisht në të drejtën e saj dhe është një çështje sa i përket legjitimitetit e vendimit, nuk ka askush vërejtje, nuk ka askush kritikë pra vendimi është i Kosovës, është i duhuri dhe është ajo çka është nevojitur”, tha Konjufca.

Lajme të ngjashme