Dimal Basha nuk ndalet: Me mëngjes i godet sërish Devollët dhe kritikon gazetarët për protestën
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar sërish për protestën e gazetarëve që do të mbahet sot pas vendimit për Klan Kosovën.
Basha i është sulur sërish Devollëve, dhe ka kritikuar gazetarëve.
Madje, ai ka hyrë në konspiracione duke thënë se pronarët po i detyrojnë gazetarët të dalin në protestë.
Postimi:
Unë e kuptoj opozitën duke i pri protestës, sepse këta moti kanë kumari me Devollë, edhe meqenëse nuk po kanë kauzë, mezi presin mu kap te dikush për bishti mos po iu dhez.
Tash para se mu nis, secili prej jush ia ka borxh vetes një pyetje: 𝐊𝐮𝐣𝐧𝐚 𝐦’𝐢 𝐛𝐞𝐬𝐮, 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢𝐭 𝐚𝐩𝐨 𝐃𝐞𝐯𝐨𝐥𝐥ë𝐯𝐞?!
Devollëve që në bashkëpunim me politikanë kriminalë dikur kanë përvetësu terminale doganore dhe janë ba milionerë si pasojë?
Apo Qeverisë së Albin Kurtit që po ia merr këto terminale Devollëve dhe po ia kthen shtetit?
Devollëve që në bashkëpunim me politikanë kriminelë kanë pas monopol të homologimit, dhe kanë ba miliona tjera si pasojë,
Apo Qeverisë së Albinit që ia ka hjek homologimimin Devollëve!
Devollëve që në bashkëpunim me politikanë kriminelë ia kanë zhvatë Telekomit me miliona euro përmes Z-Mobile, deri e dërgun në falimentim!
Apo Qeverisë Kurti që e ka kthy në jetë Telekomin, nga 26 milionë humbje në vit sa e kemi gjetë!
Devollëve që nuk deklarojnë pronësi dhe përdorin njerëz me pasaporta të Serbisë me mashtru e manipulu shtetin e Kosovës!
Apo Qeverisë së Albin Kurtit që e mbron shtetin e Kosovës ndaj mashtruesëve e manipuluesëve!
Megjithatë, kjo Qeveri nuk ndalet, sepse siç e potencoj edhe Ministrja Hajdari, janë gjet edhe 48 biznese të regjistrume që i kanë qytetet e Kosovës të paraqitura si qytete të Serbisë, dhe KREJT DO TË PASTROHEN. Sovrani ka fol, tash me Albin Kurtin ka rregull e ligjshmëri, pra veç Republikë të Kosovës, kurse Serbi veç te Vuçiqi.