Dimal Basha e thotë edhe këtë: Gjykata Kushtetuese po ndërhyn në qeveri kur po i vlerëson reformat
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka dhënë një deklaratë të çuditshme.
Duke iu përgjigjur deklaratave nga Zyra e BE-së që të shmangen deklarimet dhe presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese, Basha ka thënë se është Gjykata ajo që po ndërhyn në qeveri.
“Ne secilën shoqëri demokratike diskutohen e debatohen të gjitha vendimet e gjykatave kushtetuese, apo të asaj Supreme në rastin e Amerikës. Pra debati dhe komentimi i vendimeve NUK është ndërhyrje në drejtësi, përkundrazi, është ndërhyrje në ekzekutiv kur Gjykata Kushtetuese vlerëson për reforma, kompetencë kjo ekskluzive e qeverisë! Për fund, edhe ne urojmë që Gjykata të mbetet e pavarur dhe pa ndikim politik, por që fatkeqësisht vendimet e tyre po tregojnë që ata janë nën influencë dhe në betejë me qeverinë, e jo qeveria me gjykatën!”, tha Basha për RTV21.