Dikush kishte gjuajtur me granatë në sheshin “Adem Jashari”, në Mitrovicë: Arrestohen dy persona - NACIONALE

Dikush kishte gjuajtur me granatë në sheshin “Adem Jashari”, në Mitrovicë: Arrestohen dy persona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi me datë 09.06.2023 ishte raportuar se në sheshin “Adem Jashari”, kishte ndodhur një shpërthim, që dyshohet të ketë qenë granatë. Policia këtë të mërkurë ka arerstuar dy persona si të dyshuar, të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Mitrovicë, 23 Gusht 2023

Me datë 09.06.2023, rreth orës 03:25 ishte raportuar se në sheshin ,,Adem Jashari” në Mitrovicë kishte ndodhur një shpërthim në afërsi të një lokali (kafiterie). Në bazë hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes, dyshohej se mjeti shpërthyes kishte qenë granatë dore. Shpërthimi kishte ndodhur në afërsi të derës së hyrjes së lokalit dhe si pasojë e shpërthimit kishte pasur dëme materiale në atë lokal e gjithashtu ishin dëmtuar xhamat edhe të dy lokaleve të tjera. Në lidhje me rastin ishte njoftuar prokuroi dhe sipas udhëzimeve të tij ishte iniciuar rasti për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-Mitrovicë Jugu kishin zhvilluar hetime intensive disa mujore në lidhje me këtë rast dhe kishin arritur të siguronin prova materiale të rëndësishme për identifikimin e personave të dyshuar.

Provat i ishin prezantuar prokurorit dhe pasi ishte siguruar Urdhëresa për kontroll nga ana e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, hetuesit rajonal sot me datë 23.08.2023, kanë realizuar kontrollin në një lokacion dhe kanë gjetur prova të reja të cilat janë sekuestruar. Pas kontrollit, në bazë të dyshimit të arsyeshëm janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale në fjalë.

Të dyshuarit: A.D., 25 vjeçar dhe G.H.,20 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pas intervistimit me Aktvendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Lajme të ngjashme