“Dikush iu hodhi hot-dog” - Vazhdon ngordhja masive e qenve në Mitrovicën e Veriut - NACIONALE

“Dikush iu hodhi hot-dog” - Vazhdon ngordhja masive e qenve në Mitrovicën e Veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak para mesnatës mbrëmë, në afërsi të shëtitores në Mitrovicën e Veriut, janë parë katër qenë të ngordhur.

Dyshohet se po vazhdojnë helmimet masive të qenve që kishin nisur javë më parë, raporton Kossev.

Disa qytetarë kanë kontaktuar Policinë dhe kanë thënë se dikush iu ka hedhur qenve hot-dog të helmuar, transmeton Nacionale.

Sipas të dhënave nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Sapa”, që nga 3 marsi në veri kanë ngordhur mbi 100 qen.

Sipas qytetarëve, hot-dogët e gjetur nuk janë fort larg vendit ku ishin shtrirë qentë e ngordhur.

Psi otrov Mitrovica Šetalište

Lajme të ngjashme