“Dikujt po i pengon hyrja në garë” – Basri Sejdiu flet pasi e larguan nga lista për drejtor të ShSKUK-së - NACIONALE

“Dikujt po i pengon hyrja në garë” – Basri Sejdiu flet pasi e larguan nga lista për drejtor të ShSKUK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Basri Sejdiu është larguar nga lista e kandidatëve për drejtor të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Lista e cila mban datën 16 maj, ka pesë emra të personave që kanë plotësuar kriteret për të qenë në listën e ngushtë.

Por në këtë listë nuk është përfshirë, ish drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu i cili iu fut garës për këtë pozitë.

Basri Sejdiu tha shkurt për KALLXO.com se “dikujt po i pengon hyrja e tij në garë”.

Sipas avokatit të Sejdiut, ai u largua nga lista pas opinionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili thotë se “Sejdiu nuk përmbushë kërkesat ligjore për të kaluar në fazat tjera të testimit dhe vlerësimit të njohurive”.

Basri Sejdiu bashkë me disa mjekë të tjerë në vitin 2021 pas një paraqitje televizive në mediumin publik ishin dënuar me mos ngritje në pozitë dhe mos ngritje në pagë për pesë vite.

Lajme të ngjashme