Digjet shtëpia e serbit në Istog që i mori çelësat nga institucionet e Kosovës të premten
Shtëpia e Svetisllav Veriqit në Istog duket se është djegur.
Kështu bën të ditur RadioKim në një artikull në të cilin tregon për rastin në fjalë.
Svetisllavit i ishte ndërtuar shtëpia nga institucionet e vendit tonë dhe ai kishte marrë çelësat të premten.
“Informacionin se më është djegur shtëpia ma ka raportuar një fqinj shqiptar rreth orës tetë të mëngjesit të sotëm. Ai e pa tymin dhe më thirri.” – ka thënë z. Veriq.
Ai ka thënë që kishte qenë në pritje të mobiljeve të reja.
Policia e Kosovës është informuar për rastin dhe po kryen hetimet, raporton Kosovo-Online.
Në anën tjetër, një reagim aspak miqësor e ka pasur e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë.
Kjo zyrë ka thënë që këto sulme janë të vazhdueshme dhe se tregon për pamundësinë dhe mungesën e vullnetit që autoritetet e Kosovës të krijojnë kushte për bashkekzistencë mes komuniteteve në Kosovës.
