Dibrani: Për tri vite kemi parandaluar 130 raste të futjes së kontrabandës në institucionet korrektuese - NACIONALE

Dibrani: Për tri vite kemi parandaluar 130 raste të futjes së kontrabandës në institucionet korrektuese

2 javë më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka treguar për rezultatet e këtij shërbimi në vitet e fundit.

Gjatë Konferencës së Donatorëve, ai ka bërë me dije se ShKK-ja së në 130 raste ka parandaluar futjen e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

ShKK-ja viteve të fundit ka shënuar rezultat në të gjitha aspektet. Gjatë këtyre tri viteve kemi arritur që së paku 130 raste të parandalojmë futjen e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese. Ajo që është shumë e rëndësishme si asnjëherë më parë ShKK-ja nga koha kur për investime kapitale kishim më pak se 1 milion euro këtë vit po hyjmë me buxhet 8 milion euro. Kemi filluar projektimin e institucioneve të reja, ky projektim është duke u bërë në bashkëpunim me partnerët dhe shoqërinë civile”, ka thënë Dibrani./EO/

Lajme të ngjashme