Diaspora e nis votimin, Haradinaj del me një thirrje
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga diaspora që të dalin e të votojnë.
Ky proces, ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më tetë shkurt.
“Të dashur vëllezër dhe motra në mërgim, nga sot ka filluar votimi për ju me postë. Ju që jeni regjistruar si votues, shfrytëzojeni këtë të drejtë, votoni.
Votoni numrin 137, që është numri fitues për Kosovën.
Bashkë jemi fitues!” – ka shkruar Haradinaj.