“Diaspora e Bashkuar Maqedonase” kërkon që Albin Kurti të shpallet person non grata në Maqedoni - NACIONALE

“Diaspora e Bashkuar Maqedonase” kërkon që Albin Kurti të shpallet person non grata në Maqedoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vizita joformale e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoni të Veriut ka nxitur reagime të shumta edhe në këtë vend.

Madje, organizata “Diaspora e Bashkuar Maqedonase” ka kërkuar nga autoritetet maqedonase që kryeministri kosovar të shpallet person non grata në këtë vend.

Në reagimin e kësaj organizate është thënë se Kurti gjatë vizitës në Tetovë bashkë me opozitën shqiptare kanë shpallur fitoren popullit shqiptar në të gjitha trojet e ish-RSFJ-së.

Fitoren e ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në mes të Shkupit ia ka ndryshuar emrin rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase’ në ‘Adem Demaçi’. Me këtë lëvizje dhe pushtimin e brigadës që çliroi dhe veproi pothuajse në të gjitha frontet në rajonin qendror dhe lindor të Maqedonisë si dhe në Frontin e Sremskit, Serbi, Kroaci dhe Slloveni, ballistët shqiptarë krijuan një fitore kulturore në qendër të Maqedonisë, në Shkup. Diaspora e Bashkuar Maqedonase e dënon këtë akt si kërcënim për kulturën, kombin dhe një grusht shteti ku një kryeministër i huaj shpall fitoren në mungesë të një lideri politik maqedonas (mikpritës)”, është thënë në reagimin e kësaj organizate, raporton KlanM.

Sipas DBM-së, qeveria maqedonase duhet t`i shkruaj notë proteste Qeverisë së Kosoëvs.

DBM kërkon nga Qeveria e Maqedonisë që t’i shkruajë një letër proteste Kosovës, ta shpallë Albin Kurtin person non grata, të flasë hapur dhe seriozisht me bllokun shqiptar për këtë akt totalisht joshtetëror, duke i kthyer të gjitha pikat e referimit, emrat e rrugëve, korrigjimin e të gjithë flamujve shqiptarë. në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe duke vepruar në pajtim me ligjet”, është thënë në reagimin e kësaj organizate.

Lajme të ngjashme