Dialogu i Brukselit, SHBA: Do të konsultohemi me partnerët evropianë për hapat e ardhshëm - NACIONALE

Dialogu i Brukselit, SHBA: Do të konsultohemi me partnerët evropianë për hapat e ardhshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyera me dështimin e arritjes së një kompromis mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e djeshëm në Bruksel.

SHBA-ja ka paralajmëruar hapa konsultues me evropianët për hapat e ardhshëm në këtë proces.

Jemi plotësisht të bashkuar me partnerët tanë të QUINT-it, në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne do të konsultohemi edhe me partnerët tanë evropianë për hapat e ardhshëm”, ka thënë ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një përgjigje për gazetën Reporteri.

SHBA-ja ka bërë me dije se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve në mes të dy vendeve është dialogu.

Ne jemi angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe me partnerët tanë të BE-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Falënderojmë dhe çmojmë përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak. Jemi të zhgënjyer që nuk u arrit një përparim. Siç e kemi thënë vazhdimisht, Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë”, ka vlerësuar SHBA-ja, duke kërkua nga palët që t`i zbatojnë obligimet e marra.

Ne presim që të dy vendet t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti. Koha po mbaron. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe ato të mëparshme, sipas Dialogut dhe marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, është thënë në përgjigjen e ambasadës.

Lajme të ngjashme