"Dhuratë për Vuçiqin", “Kurti bëri autogol”: Profesori amerikan kritikon vendimin për dinarin - NACIONALE

"Dhuratë për Vuçiqin", “Kurti bëri autogol”: Profesori amerikan kritikon vendimin për dinarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për Profesorin e Universitetit, Johns Hopkins në Amerikë, Edward P. Joseph, çështja e ndalimit të dinarit është një autogol që e bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se Kurti është dashur që të shfrytëzonte sulmin në Banjskë. Në anë tjetër, Qeveria e Kosovës është kritikuar nga ndërkombëtarë për punë e ndalimit të dinarit dhe shtyrjen e zbatimit të vendimit.

Profesori amerikan, Joseph në një intervistë për A2CNN, ka analizuar zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai ka treguar gabimet e Kurtit, i cili sipas tij, i bëri dhuratë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pika ime e dytë është të flas për gabimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili i ka dhënë Presidentit Vuçiç dhuratën për të larguar vëmendjen nga ushtrimi i presionit që duhet të bëhet ndaj Beogradit, për organizimin e sulmit të shtatorit në veri të Kosovës, për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve për të cilin është mbajtur përgjegjës me një shumicë të madhe votash në Parlamentin Europian për mashtrime zgjedhore në Serbi. Dhe në vend të kësaj, kryeministri Kurti po i jep Presidentit Vuçiç një dhuratë duke larguar të gjithë vëmendjen nga Beogradi, aty ku duhet të jetë, dhe në vend të kësaj e ka tërhequr vëmendjen te Prishtina për qasjet e gabuara ndaj politikës në Kosovë.” – ka thënë ai.

Ai pohon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë bërë gabim ndaj Vuçiqit, duke refuzuar ta shohin atë siç është në të vërtetë.

Më tej, ai ka thënë se Kurti është dashur ta lë gjithë procesin në duar të Bankës Qendrore të Kosovës, duke shtuar se Kurti bëri veprime të pakoordinuar dhe pa asnjë njoftim, të cilat dëmtojnë interesin kombëtarë të Kosovës.

"Dhe kryeministri Kurti sërish ka marrë një vendim krejtësisht të pakoordinuar, pa asnjë njoftim. Banka Qendrore mund ta kishte diskutuar lehtësisht vetë këtë me Bashkimin Europian, me Shtetet e Bashkuara. Por në vend të kësaj ai vazhdon me veprime të pakoordinuara që po dëmtojnë interesin kombëtar të Kosovës. Kjo është ajo që po e përsëris këtu, kjo është ajo që është e rëndësishme. Këto lloj hapash të pakoordinuar dëmtojnë interesin kombëtar të Kosovës. Ata para publikut kosovar paraqiten si një pohim i fuqishëm i sovranitetit të Kosovës dhe madje mund të kenë një bazë për këtë. Por pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, këto janë gabime që forcojnë vetëm në duart e presidentit Vuçiç. Dhe unë theksoj këtu se seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u mbajt javën e kaluar ishte krejtësisht e panevojshme. Nuk pati nevojë për një seancë të tillë. Dhe kjo erdhi vetëm si një dhuratë për presidentin Vuçiç, i cili mund të luajë mbrojtësin e madh të serbëve të Kosovës dhe dhuratë edhe për Rusinë e Kinën, vende të cilat po minojnë në mënyrë aktive pavarësinë e Kosovës, duke u dhënë atyre një platformë për të folur se sa e keqe është Kosova. Pra ky është një gabim shumë i rëndë i kryeministrit Kurti. Nuk është hera e parë. Dhe ai ka nevojë, dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë duhet ta kuptojnë se nuk mund të luajnë më kështu me interesat kombëtare të Kosovës.” – ka thënë ai.

Gjithashtu edhe David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, ka thënë se veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po “e ndihmojnë Serbinë” dhe “po bëjnë që të gjithë të harrojnë për atë që ndodhi në Banjskë."

Kujtojmë se BQK-ja ka publikuar planin për përiudhën e tranzicionit për ndalimin e dinarit si mjet pagese në Kosovë.

Lajme të ngjashme