Dhunohet një grua në Istog, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka dhunuar një grua në Istog.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNIM
Istog 23.08.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.