Dyshohet se u dhunua një e mitur në Çagllavicë, policia jep detaje mbi rastin
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Çagllavicë.
Atje një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshon se është dhunuar nga një I dyshuar Kosovar/.
Për rastin, janë mobilizuar nga Policia e Kosovës.
Si rrjedhojë edhe i dyshuari për kryerjen e këtij akti, ka përfunduar në duartë e policisë.
Kjo e fundit ka dhënë detaje për rastin.
“Çagllavicë 20.02.2023 – 20:30. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Rasti po hetohet ende nga policia.