Dhuna ndaj fëmijës në çerdhen e Fushë Kosovë: Reagon ministrja Haxhiu - NACIONALE

Dhuna ndaj fëmijës në çerdhen e Fushë Kosovë: Reagon ministrja Haxhiu

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve teksa ushtrohet dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar në çerdhen e Fushë Kosovës.

Haxhiu ka thënë se organet e drejtësisë janë duke e trajtuar rastin.

Postimi:

Dhuna psiqike dhe fizike ndaj fëmijës 3 vjeçar në njërin nga kopshtet publike të Komunës së Fushë Kosovës, është e dënueshme dhe nuk do të tolerohet.

Përderisa tashmë organet e drejtësisë janë duke trajtuar rastin, Komuna e Fushë Kosovës përmes Qendrës për Punë Sociale, duhet të ofrojë çdo shërbim të saj në ndihmë të fëmijës dhe familjes.

Që rastet e tilla të mos përsëriten, komunat duhet të vetëdijesohen për rëndësinë që kanë shërbimet në përgjithësi, dhe shërbimet sociale në veçanti, gjegjësisht qendrat për punë sociale.

QPS-të bashkë me shkollat dhe kopshtet, dhe jo vetëm, janë institucionet të cilat mund të parandalojnë rastet e tilla.

Ministria e Drejtësisë, në përputhje me kompetencat - përmes Departamentit të Politikave të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme, për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes!

Lajme të ngjashme