Dhuna e tmerrshme ndaj profesorit shqiptar në Mal të Zi – Reagime të ashpra
Pamjet teksa Petraq Milo, një profesor shqiptar në Mal të Zi, keqtrajtohej mizorisht nga Policia në Mal të Zi janë bërë virale.
Këto momente kanë shkaktuar reagime të ashpra edhe nga liderë shqiptarë atje.
Policia në Mal të Zi njoftoi se videoja e publikuar në rrjetet sociale më 21 shkurt, në të cilën shfaqet keqtrajtimi i një shtetasi shqiptar nga pjesëtarë të Policisë malazeze, është incizuar më 15 janar. Incidenti, sipas autoriteteve, ndodhi në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit.
“Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarrë masa dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë aktorëve të përfshirë në ngjarjen e përmendur dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë”, u tha në njoftim.
Më 16 janar, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, partia e Mehmed Zenkës, tha se një pjesëtar i Policisë së Malit të Zi kishte “keqtrajtuar një shtetas shqiptar”
“Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve u bënë thirrje organeve kompetente dhe kryeministrit [të Malit të Zi, Dritan] Abazoviq që të ndërmarrin masat e duhura për të ndriçuar situatën e përdorimit të forcës nga Policia ndaj personave të paidentifikuar dhe për të sqaruar urgjentisht këtë situatë”, u tha në njoftim.
Më 21 shkurt, partia Alternativa Shqiptare tha se ky ishte “një incident i tmerrshëm, shkatërrues për Malin e Zi” ndodhi pak ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive.
Qeveria shqiptare dhe ajo malazeze do të mbajnë një mbledhje të përbashkët të hënën, më 27 shkurt.
Alternativa Shqiptare, partia e kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dënoi ashpër incidentin që ndodhi në pikën kufitare të Sukobinës në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Sipas deklaratës së lëshuar nga partia Alternativa, cak i këtij incidenti ishte Petraq Milo, profesor universitar. Milo nga viti 2005 deri më 2013 ka qenë këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikat monetare. Po ashtu më 2019, ai ishte emëruar këshilltar ekonomik i presidentit të Shqipërisë./REL
A month ago, Montenegrin police officer attacked Petraq Milo, an Albanian university professor and an advisor to the Albanian president. The video was posted today on facebook and caused public outrage in both counties. pic.twitter.com/l3wbpImFti
— Ljubomir Filipović (@ljubofil) February 21, 2023