Dhjetëra shkrime për Klan Kosovën, asnjë shkronjë për aferën “Vaji”: Heshtja e pushtetit për skandalin e madh
Klan Kosova dhe vendimi për marrjen e licensës është kthyer në temën kryesore të diskutimit ditëve të fundit. Kanë reaguar vendorë e ndërkombëtarë. Ka pasur edhe protesta. Megjithatë, pushteti e ka mbrojtur në çdo formë vendimin e Ministrisë së Rozeta Hajdarit.
Madje, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ministrja Hajdari, për dy ditë, kanë postuar katër shkrime nëpër facebook për rastin e Klan Kosovës. Kjo duke u munduar ta cilësojnë si një shkelje të Kushtetutës e cila nuk mund të tolerohet.
Dy shkrime i ka bërë ministrja Hajdari në facebookun e saj, e dy të tjera Ministria e Tregtisë e Industrisë. Janë përfshirë edhe ministrat e tjerë që nëpër rrjete sociale kanë shkruar për rastin e Klan Kosovës. Mos të flasim për deputetët e VV-së që kanë hyrë në konspiracione se si pronarët e mediave po bëjnë presion për të dalur në protestë.
Dimal Basha, Ardian Gola, Artan Abrashi, Mimoza Kusari-Lila, e deri te kryeministri Kurti, të gjithë reaguan për Klan Kosovën. Por, ‘çele guri gojën’ për skandalin e madh me aferën e vajit të cilin e zbuloi gazeta Nacionale.
Në disa përgjime të siguruara nga Nacionale të cilat tash i janë dorëzuar hetuesisë, dëgjohen dy zyrtarë teksa flasin se si 300 mijë euro janë dhënë për të blerë vaj për rezervat e shtetit, vaj i cili nuk ka ardhur ende.
Nacionale raportoi se sot dy hetues kanë shkuar në zyrat e Ministrisë së Tregtisë. Për këtë temë, dhe jo vetëm, ministrja Hajdari ka thirrur një konferencë për media nesër.
Përgjimi nis kështu:
“A: Nuk e di kush na ka pagu, neve s’na kanë lanë, a di qysh, sekreti u kanë prej Ekzekutivit.
B: Na s’jemi shku atje me u deklaru, na veç e (nuk dëgjohet)...
A: Dy vendimet të kryeministrit, plus është një vendim këtu i ZKA-së që thotë se vetëm këta të Departamenti të Rezervës Shtetërore kanë qasje kontrata e n’këto. Pyetja te unë është aty, p.sh qysh i ke pranu? Unë i kom pranu në bazë të komisionit, vendimit të departamentit.
B: Se komisioni s’e ka pranu mallin na kur e kemi paguar”.
Buzhala shpjegon edhe figurn e kyçe në këtë ndodhi: Ridvan Muharremi, pronar i furrës Buk e Zemër rrugën për Gërmi.
“Aty e pret Albini edhe Lajçakun. Aty njerëzit thojnë që Ridvani ia ka bë Albinit edhe liftin e veçantë për me hy në restoran”, shpjegon Buzhala.
Gazetari i Nacionales duke shpjeguar figurën kontroverze të Ridvan Muharremit shpjegon se ky i fundit “po u merrke me një gamë të gjerë të veprimtarive, por në veçanti ishte marrë me importin e grurit në Rezervat Shtetërore”.
Buzhala gjithashtu rikutjon se në rastin e blerjes së grurit në rezervat shtetërore që ishte blerë në Turqi nga një kompani turistike “është pas ble me shumicë më shtrenjtë se sa t’ishte ble me pakicë”.
“Njohësit thonë se këtu janë të përfshimë Besnik Bislimi, Ridvan Muharremi, dhe posaçërisht Albin Kurti”.
Buzhala shpjegon se kompania Xanto, e cila është veçse një start-up polak “nuk merren as me vaj as me sheqer. Veprimtaria e tyre është krejt diçka tjetër” derisa edhe rikujton se kjo marrëveshje ishte bërë nga Zef Deda, një nga njerëzit kryesorë të Rozeta Hajdarit.
Zyrtari që dëgjohet në audio shjegon rastin më signifikativ kur ishte kërkuar që të kryher pagesa prej më shumë se 300 mijë euro për vajin, teksa kishte refuzuar të kryejë pagesën pa u kryer konfirmimi i asaj gjirollogarie banare.“Pa e konfirmu llogarin me shkrim, (paret) nuk ia qes ministre...Kur e pruni me shti ne sistem, e pruni tjetër llogari bankare”, dëgjohet duke thënë zyrtari.
Buzhala shpjegon se kjo ka ndodh vetëm pasi është insistuar nga zyrtari, dhe i është sjellur llogari tjetër bankare nga ajo cila ishte vendosur si e para.
“Ti ministre qat kontratë e ke nënshkru, kqyr se qajo firmë s’ti pru”, thuhet në audio.
Për gjithë këtë aferë, asnjë fjalë nga pushteti. ASNJË. Deputeti i VV-së, Armend Muja, në një konferencë për media tha se nuk ka shumë informacione për këtë, pasi të dhënat janë konfidenciale.
Kaq nga reagimet e pushtetit i cili thirret në anti-korrupsion e sundim të ligjit.

