Dhjetëra kadet të FSK-së realizojnë me sukses sfidën e 10 kilometërshit
Dhjetëra kadet të FSK-së kanë realizuar me sukses sfidën e marshit 10 kilometërsh.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi për këtë aktivitet teksa tha se është i impresionuar me vendosmërinë e kadetëve të rinj.
“Kadetët tanë të rinj realizojnë me sukses të lartë sfidën e marshimit 10 kilometërsh. Vendosmëria dhe përkushtimi i udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak nuk pushon së impresionuari. Vazhdoni të ma bëni krenar liderët tanë të ardhshëm sepse e ardhmja jeni ju!,”- ka shkruar Mehaj.