Dhëndri i Liburn Aliut dhe Edmond Azemi largohen nga grupi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë
Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë larguar nga grupi i asamblistëve të VV-së.
Në mbledhjen e sotme, ata kanë kaluar si të pavarur.
Lahu është dhëndër i ministrit Liburn Aliu.
Lahu e Azemi kishin pasur pakënaqësi lidhur me votimin e buxhetit kohë më parë, dhe çështjen e Badocit.