"Detonim i fuqishëm" në Mitrovicën Veriore: Policia jep detaje
Mbrëmë është raportuar për një shpërthim në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën Veriore.
Zëvendëskomandanti i policisë në Veri, Veton Elshani, për Dukagjinin ka konfirmuar shpërthimin, duke thënë se nuk raportohet për të lënduar apo për dëmë materiale.
Ai ka thënë se deri më tani nuk kanë informacione se me çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë.
“Mbrëmë pas mesnate është dëgjuar një detonim i fuqishëm, dhe deri më tani nuk kemi informacione se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë.” – ka thënë ai.
Kujtojmë se këto ditë janë raportuar më shumë raste të shpërthimeve të ndryshme në pjesën veriore të Kosovës.
