Detaje të reja nga Policia e Shqipërisë për vrasjen në Tiranë - NACIONALE

Detaje të reja nga Policia e Shqipërisë për vrasjen në Tiranë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se lokali ku u dëgjuan të shtënat me armë zjarri në Tiranë është nën pronësi të F.M., që sipas tyre në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se Mimoza Peja, 60-vjeç ka humbur jetën, e cila punonte si banakiere e lokalit.

Tutje në njoftimin e policisë bëhen të ditura inicialet e 5 personave të plagosur, dhe sipas tyre i plagosur nga ciflat e xhamave ka mbetur edhe një i mitur 10-vjeçar.

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Ananstas Shundi", në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.” – thuhet në njoftim.

Policiia ka bërë të ditur se për hetimin e kësaj ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Lajme të ngjashme