Dështon shkarkimi i kryetares së Kuvendit të Shqipërisë - NACIONALE

Dështon shkarkimi i kryetares së Kuvendit të Shqipërisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka dështuar kërkesa e opozitës për të shkarkua Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Deputetët e Partisë Socialiste kanë votuar kundër kësaj kërkese.

Më 78 vota kundër dhe vetëm 3 vota pro, është rrëzuar kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike.

Para së të votohej mocioni ndaj saj, Nikolla ka thënë se ka reflektuar ndaj kërkesës së opozitës.

Pasi u njoha me këtë kërkesë, edhe unë ndalova dhe fillova të reflektoj. Ktheva kokën pas për të parë se ku kisha gabuar, por më rezultoi se shumica e acarimeve dhe konflikteve në Kuvend kanë ardhur jo për shkakun tim. Jo rrallë herë edhe për shkak të mosmarrëveshjeve dhe grindjeve tuaja të brendshme. Prandaj nuk e paragjykoj këtë kërkesë si një dobësi tuajën përballë trysnive a halleve të brendshme të partisë, por si një e drejta juaj, në rrethanat tuaja, prej emocioneve tuaja, për ambicjet tuaja”, ka thënë Nikolla.

Lajme të ngjashme