Dështon sërish konstituimi i Kuvendit: Askush s`bëhet “kurban”, deputetët ia sigurojnë vetes pushim për Bajram - NACIONALE

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit: Askush s`bëhet “kurban”, deputetët ia sigurojnë vetes pushim për Bajram

1 muaj më parë

nga NACIONALE

As përpjekja e 27-të e deputetëve për konstituimin e Kuvendit nuk ka rezultuar me sukses. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dore nga propozimi që kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të votohet në mënyrë të fshehtë.

Ndonëse dje dhe sot deputetët disa herë kanë përmendur therjen e një kurbani për ta drejtuar Kuvendin në një rrugë, askush prej deputetëve nuk ka pranuar të sakrifikohet për të dal nga kjo situatë.

Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 50 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të dielën në orën 11:00.

Në fillim të muajit maj, VV-ja ka propozuar formimin e një komisioni, i cili do të monitoronte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Një propozim i tillë ka ardhur pasi kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte dështuar 6 herë rresht t`i marrë votat e nevojshme.

Çështja e votimit të fshehtë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga AAK-ja, e cila është mbështetur edhe nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Seanca për konstituimin e legjislaturës se nëntë ka filluar më 15 prill. Deri tani janë kaluar vetëm dy pika të agjendës.

Deputetët e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe janë betuar.

VV-ja nuk po e ndryshon kandidaten për kryetare të Kuvendit edhe pse PDK-së dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme të votojnë një kandidatë tjetër për kryetar.

Lajme të ngjashme