Dështon debati parlamentar për tri vite të Qeverisë Kurti: Opozita pikë e pesë, VV-ja bën shaka - NACIONALE

Dështon debati parlamentar për tri vite të Qeverisë Kurti: Opozita pikë e pesë, VV-ja bën shaka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dallimet e partive opozitare kanë vazhduar edhe pas dështimit të seancës se sotme parlamentare, ku ishte planifikuar një debat parlamentar për tri vite të Qeverisë Kurti. PDK-ja dhe AAK-ja kanë insistuar në ndjekjen e rrugëve të ndryshme për të çuar vendin në zgjedhje të reja, ndërsa VV-ja ka bërë shaka me opozitën.

Derisa shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, po bëhej gati t`i tregonte arsyet e dështimit të seancës së sotme, deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka ndërhyrë duke u tallur me mungesën e deputetëve të opozitës.

Veç pak, a do me iu kallxu që kena punu mirë, i ka ra pishman për qita s’po e majmë debatin”, i ka thënë Basha deputetit të AAK-së.

Kjo e ka nervozuar paksa deputetin e AAK-së, i cili i ka kërkuar kolegut të tij nga VV-ja të largohet dhe ta lerë të qet.

Më pas, deputeti i AAK-së ka vazhduar adresimin e tij para gazetarëve.

Kjo qeveri nuk ka si t’iu dalë qytetarëve përpara, pensionistëve, 80 mijë shërbyesve civilë, pagës minimale më të ulët në Ballkan. Mbi të gjitha, nuk ka si t’ju dalë përpara, as vëllëzërve e motrave tona në diasporë, që nuk ka arritë të bëj një marrëveshje për votimet ne ambasada përkatëse. Kurti duke u dorëzu ka kriju një pozicion për kushtet e dorëzimit, por ne presim kapitullimin e tij me dorëheqje. Ka vetëm vonim, se pshtim nuk ka prej ballafaqimit të Kurtit me këto tema”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka ftuar dy partitë tjera opozitare që të reflektojnë dhe ta përkrahin iniciativën e PDK-së për shpërndarje të Kuvendit me marrëveshje politike.

Ai ka ka thënë se nëse Kuvendi nuk shpërndahet deri më 30 maj, atëherë humb mundësia për zgjedhje të parakohshme.

Le që nuk bëhet llaf të kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare pa opozitën, por as ligjet e tjera. Bëjmë thirrje të partitë në opozitë që të reflektojnë mbi kërkesën e PDK-së që të hapet rruga për zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit. Duhet lexuar drejtë edhe lëvizja e Kurtit, fakti që i ka hapur mundësi shpërndarjes së Kuvendit, kjo tregon që kryeministri po i hap rrugë zgjedhjeve të reja dhe krijimit të një qeverie të re. Kjo shumicë nuk do ta udhëheqë Kosovën pas zgjedhjeve të ardhshme, Kosova do ta ketë një kryeministër të ri dhe qeveri të re. Është e padrejtë që kjo t’i pamundësohet qytetarëve të Kosovës. Më e rëndësishme se mënyra, janë zgjedhjet dhe krijimi i një qeverie të re. Ajo e nxjerr Kosovën nga saksionet, nga gjendja e rëndë në të cilën është aktualisht”, ka thënë Tahiri, raporton Nacionale.

Ai ka thënë se PDK-ja po i vazhdon përpjekjet për ta bindur opozitën për shpërbërjen e Kuvendit.

Duhet t’i hapet rruga zgjedhjeve qoftë me 30 qershor, qoftë më 7 korrik. Dita e enjte do të jetë dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit, ose më 30 maji. Nëse deri më 30 maj nuk arrijmë dakordim për shpërndarjen e Kuvendit, e hupim mundësinë për zgjedhje më 30 qershor ose 7 korrik. Rezultatet e krejt këtij procesi, do t’ua komunikojë ditët në vijim kryetari i PDK-së. Nuk kemi heq dorë, po punojmë”, deklaroi ai, duke shtuar se PDK-ja ka gjuhë korrekte me opozitën

Ajo që po tentojmë ne është që votimi të ketë sukses. Ne e kemi një gjuhë korrekt në raport me të gjithë, dhe do të vazhdojmë të jemi ashtu sepse interesi madhor është Kosova ta ketë një qeveri të re që e nxjerr nga këto sfida. Ne e kemi bërë të qartë edhe para takimit me kryeministrin. Zgjedhjet kanë kuptim nëse mbahen në fillimin e kësaj vere, më 30 qershor ose 7 korrik”, është shprehur Tahiri.

Për dështimin e seancës se sotme, ka folur edhe Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Para gazetarëve ajo ka thënë se në këto kushte nuk mund të shpërndahet Kuvendit.

Është e paimagjinueshme të shpërndahet Kuvendi, për një debat për 3 vjet qeverisje ka kaq pak interesim nga deputetët. Jemi në dinamikën e ritmin e mirë të përmbushjes së agjendës legjislative. Vet AAK-ja nuk e kishte kryetarin e partisë, vetëm 3 deputetë ishin prezentë”, ka deklaruar Kusari-Lila.Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit.

Lajme të ngjashme