Dështimi për krijimin e qeverisë, Presidentja i fton partitë për takim nesër në orën 12:00
Pas dështmit të krijimit të qeverisë Kurti 3, presidentja Vjosa Osmani i ka ftuar në takim partitë.
Takimi pritet të mbahet nesër në orën 12:00.
Lajmin e ka konfirmuar sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Çitaku ka theksuar se ftesa është për liderët e partive, dhe se Memli Krasniqi do të marrë pjesë.
Edhe zëdhënësi i AAK-së ka bërë të ditur se Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takim.
Gjithashtu, këtë e konfirmoi edhe këshilltari Bekim Kupina.