“Dështim total, kaos”: Bajrami komenton rrëmujën e krijuar pas moshpërndarjes së librave për nxënësit nga MAShT-i - NACIONALE

“Dështim total, kaos”: Bajrami komenton rrëmujën e krijuar pas moshpërndarjes së librave për nxënësit nga MAShT-i

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dështim total, kaos e çka jo tjetër”, e ka quajtur deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tërë situatën e krijuar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, që të ndërpritet praktika e mirëetabluar e furnizimin me tekste shkollore për nxënësit.

Pasi vendimi u morr që paratë t’u barten prindërve të nxënësve dhe që ata personalisht t’i blejnë librat nëpër librari, është krijuar konfuzion i përgjithshëm në publik.

Deputetja Bajrami ka ngritur një seri pikash problematike në lidhje me këtë praktikë të re.

Reagimi i Bajramit:

e-𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 jashtë funksioni,

Disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara,

Çmimi i librave ende nuk dihet,

Prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave dë të punojnë mësimdhënësit,

Prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t'i gjejnë të gjitha librat, sepse shtepitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës,

Disa komuna s'kanë librari fare dhe prindërit do të dëtyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t'i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë,

Siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t'i kushtoj me miliona euro më shumë e fëmijeve do të ju kushtoj me mijëra orë të humbura,

Dështim total, kaos e çka jo tjetër!

Dorëheqja nuk mjafton!

Lajme të ngjashme