Dëshmitari në rastin e Astrit Deharit, avokati: U mor në pyetje mbi 10 herë, iu rrezikua jeta - NACIONALE

Dëshmitari në rastin e Astrit Deharit, avokati: U mor në pyetje mbi 10 herë, iu rrezikua jeta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Florin Vërtopi, avokat i një personi që ndau dhomën e burgut me Astrit Deharin, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për këtë rast dje në televizionin Kanal10. Në intervistën për Prime, ai theksoi se ishte shqetësuar për gjendjen e klientit të tij.

Madje, ai ka treguar se klienti i tij ishte marrë në pyetje mbi 10 herë.

“Unë jam pasë kanë shqetësu shumë si avokat mbrojtës i tij, sepse e kam pa që i është rreziku jeta për arsye se ka pasur sëmundje. Ka vuajtur nga sëmundja e sheqerit, zemrës, e të tjera. Dhe në një moment, ai nuk ka dashur të tregojë, e pyeta çka është puna me shëndetin? Tha mbi 10 herë kam dhënë deklaratë, me orë të tëra në lidhje ne rastin e Astrit Deharit. Unë kam reagu menjëherë.” – tha ai.

"Gati 20 kilogram i ka pasë humbur. Më tregoi se njëra prej arsyeve ishte brengosja e tij për familjen" - tregoi Vërtopi.

Lajme të ngjashme