Dëshmitari i fundit i Prokurorisë në Hagë nuk dëshmon, Gjykata pranon provat e komandantit Ismet Tara - NACIONALE

Dëshmitari i fundit i Prokurorisë në Hagë nuk dëshmon, Gjykata pranon provat e komandantit Ismet Tara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari i fundit i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, nuk ka dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së.

Kështu raporton gazetari i Nacionales, Besian Beha, nga objekti i Dhomave të Specializuara të Hagës.

Zyrtarisht nuk dihet, megjithatë arsye për këtë është fakti se atij nuk i dha leje shteti ku jeton.

Nuk dihet arsyeja për këtë veprim megjithatë seancat e kësaj jave janë anuluar.

Ky dëshmitar, i fundit i Prokurorisë, do të ishte dëshmitari i 126 në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në seancën e sotme, Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për të refuzuar disa deklarata të dëshmitarit Ismet Tara.

Në këtë mënyrë, gjykata ka pranuar deklaratat që Tara ka dhënë në vitin 2021, duke i vlerësuar ato si te bazuara.

Megjithatë, pas dështimit të tij për të dëshmuar, në total numri i dëshmitarëve të Prokurorisë që dëshmuan në sallën e Gjykimit, është 125.

Kohëve të fundit Prokuroria ka pasur disa raste të ngjashme.

Seancat e tjera për këtë javë janë anuluar, dhe e radhës pritet të jetë pas datës 15 prill.

Lajme të ngjashme