Deri në 12 orë pritje: Kosovarët flasin nga kufiri i Kroacisë (Video) - NACIONALE

Deri në 12 orë pritje: Kosovarët flasin nga kufiri i Kroacisë (Video)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

RTL në Kroaci ia ka kushtuar një artikull pritjeve të mërgimtarëve në kufirin atje, që po kthehen nga pushimet për në vendet ku jetojnë.

Në vendin e ngjarjes janë intervistuar disa persona, mes tyre edhe dy kosovarë.

“10 orë jemi këtu. Çka thoni për këtë? Kjo është katastrofë.” – ka thënë një person nga Prizreni.

Ndërkaq, një qytetar tjetër nga Suhareka ka deklaruar: “Nuk ka rrugëdalje tjetër. Kemi me u kthy nga Kosova. Duhet të presim”.

Një qytetar nga Tetova, ka thënë se po pret për 12 orë për të kaluar kufirin.

Sidoqoftë, zyrtari doganor kroat, sipas mediumit në fjalë, ka thënë se këto pritje nuk kaën të bëjnë me inkuadrimin e vendit në zonën Schengen.

Lajme të ngjashme