Dërguti pas protestës: Mesazh i qartë që gjykata të mos thirret më në emër të popullit - NACIONALE

Dërguti pas protestës: Mesazh i qartë që gjykata të mos thirret më në emër të popullit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Opinionistja Aida Dërguti, e ftuar në emisionin Rubikon, komentoi zhvillimet e fundit në vend, festën e Pavarësisë dhe protestën lidhur me procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së.

Ajo tha se qytetarët “dërguan një mesazh të qartë që gjykata të mos thirret më në emër të popullit”, duke theksuar se në fillim kishte hezitim për reagime publike nga frika e ndikimit negativ në proces.

“Kjo doli e pasaktë, sepse sa më pak rezistencë, trysnia mbi gjykatën ka qenë më e madhe”, u shpreh Dërguti.

Sipas saj, rasti i Calit, i dënuar pa prova, ka krijuar një precedent që “e bën secilin qytetar të mendojë se kjo gjykatë mund të dënojë edhe në mungesë provash”.

Lajme të ngjashme