“Dërgoma me shkrim”: Konjufca nuk përgjigjet kur pyetet për lajmin kundër Nacionales e Periskopit - NACIONALE

“Dërgoma me shkrim”: Konjufca nuk përgjigjet kur pyetet për lajmin kundër Nacionales e Periskopit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, është pyetur për sulmet ndaj Nacionales dhe Periskopit.

Në një vizitë për nder të ditës së policisë, Konjufca është pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për këto zhvillime të 3-4 ditëve të fundit.

Konjufca ka refuzuar të flasë publikisht nën arsyetimin se dëshiron “të ia ruajë 26 korrikut dinjitetin e vetë”.

Në përgjigjen e tij, Konjufca tha që pyetja t’i dërgohet me shkrim.

“Për besë këtë pyetje dërgoma me shkrim, nashta të përgjigjem. Sot po duam të ia ruajmë 26 korrikut dinjitetin e vetë” – ka thënë shkurtimisht Konjufca, transmeton EO.

Lajme të ngjashme