Konjufca pretendon që Reshitaj qëndroi në seancë "veç 10 sekonda", sa për mëditje - NACIONALE

Konjufca pretendon që Reshitaj qëndroi në seancë "veç 10 sekonda", sa për mëditje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, sot është nervozuar nga veprimi i deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo e fundit, ka hyrë në seancë vetëm për t`u regjistruar për mëditje.

Sipas kryeparlamentarit, ajo ka qëndruar në seancë vetëm 10 sekonda.

Për këtë arsyeje, Konjufa i ka kërkuar administratës së Kuvendit që të ia heq mëditjen deputetes Reshitaj.

E po ashtu i propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takojë sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë, qëndroi vetëm 10 sekonda, doli, kështu që nuk ka kështu”, ka thënë Konjufca.

Seanca e sotme e Kuvendit është ndërpre në mungesë të kuorumit.

Lajme të ngjashme