Deputetja Kurti e VV-së pretendon se e zuri keq Vlora Çitakun, ia publikon dy statuse: "E shite respektin" - NACIONALE

Deputetja Kurti e VV-së pretendon se e zuri keq Vlora Çitakun, ia publikon dy statuse: "E shite respektin"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Vetëvendosjes me emrin Tinka Kurti i ka reaguar ish ambasadores së Kosovës në ShBA, Vlora Çitakut për një status kritik të saj ndaj kryeministrit Kurti.

Kurti bashkë me ministrin e Financave u nisën për në Japoni që të merrnin pjesë në varrimin e ish kryeministrit të këtij shteti, Shinzo Abe.

Abe ishte vrarë disa muaj më parë.

Kurti i ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook, dy shkrime të Çitakut, e në të cilat paraqiteshin sipas saj dy qëndrime të ndryshme.

Çitaku në statusin e saj të parë tregonte për lajmin “zemërthyes” për vrasjen e Abe-s pa thënë se liderët tanë shtetërorë duhej të merrnin pjesë në varrimin e tij. Ky status ishte shkruar në anglisht, gjuhë që besohet se e njeh edhe znj. Kurti.

“Lajm zemërthyes nga Japonia. Ish kryeministri Shinzo Abe ka qenë mik i lirisë, demokracisë dhe miqësisë. Abe ka qenë mbështetës i fortë i Kosovës dhe ka luajtur rol kyç në nxitjen e partneritetit mes shteteve tona.” - është përkthimi i statusit që sipas Kurtit është kontrovers.

Në statusin tjetër, ajo thoshte se Kurti ka mungesë të empatisë për moszgjidhjen e çështjes së grevës dhe udhëtimit të tij drejt Japonisë.

Sipas Kurtit, ajo ka shitur respektin për ish kryeministrin japonez “për një status të dobët në Facebook”.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme