Deputetja e VV-së: Ne jemi gati për zgjedhje, presim koordinim me opozitën për caktimin e datës - NACIONALE

Deputetja e VV-së: Ne jemi gati për zgjedhje, presim koordinim me opozitën për caktimin e datës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka shprehur gatishmërinë e partisë së saj për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Pacolli për Ekonomia Online ka thënë se po presin që të koordinohen me opozitën për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Tani ne e kemi treguar qe jemi të gatshëm kurdo që ka nevojë me shku në zgjedhje, ose kur do që don opozita me shku në zgjedhje, ne jemi të gatshëm dhe mund të shkojmë në zgjedhje. Ne po presim qe të kemi koordinim bashkë me opozitën në mënyrë që të caktohet data e zgjedhjeve, nëse nuk ka koordinim ne e vazhdojmë mandatin deri në fund, sepse është opozita ajo që po kërkon zgjedhje dhe nëse opozita po kërkon zgjedhje të reja, ne jemi në gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja e nëse ata dështojnë që të koordinohen për një datë të caktuar, ne jemi të gatshëm të shkojmë deri në fund të mandatit.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme