Deputetja e VV-së: Jemi duke diskutuar për të proceduar tutje me Nismën
Deputetja e LVV-së, Liza Gashi, ka bërë me dije se partia e Albin Kurtit është e gatshme për marrëveshje politike me Nismën e Fatmir Limajt.
Ajo ka bërë me dije se VV-ja është duke diskutuar me këtë subjekt politik për të procedua tutje me marrëveshje.
Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka deklaruar VV-ja nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
“Jemi duke diskutuar për të proceduar tutje me Nismën. Albulena Haxhiu është kandidate nga partia jonë dhe në këtë rast do të vazhdojmë të mbështesim zgjedhjen e një gruaje adekuate”, ka thënë Gashi.
Ajo ka treguar se takimet në mes të këtyre partive politike janë duke vazhduar.
“Ne kemi mbajtur mbledhje me Nismën dhe do të vazhdojmë të mbajmë takime të tjera. Gjatë këtyre takimeve kemi pasur disa diskutime dhe do të vazhdojmë të jemi të hapur për debat. Po ashtu, i kemi bërë ftesë opozitës për një bashkëpunim më të gjerë sa i përket konstituimit”, është shprehur Gashi.