Deputetja e VV-së i reagon Çitakut, “harron” se dje u demantu keq nga Nikaj dhe Selimi - NACIONALE

Deputetja e VV-së i reagon Çitakut, “harron” se dje u demantu keq nga Nikaj dhe Selimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, i ka reaguar Sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, e cila sot ka paralajmëruar padi për shpifje për deputeten e VV-së.

Ajo e ka kritikuar Çitakun për reagimin e saj, duke harruar se dje Bernard Nikaj dhe Petrit Selimin e kanë demantuar keq deputeten e VV-së.

“Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku. Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës. Ndoshta është e udhës të reagoj kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mosheqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni.

Duket se deputetja e VV-së nuk i ka përcjell fare mediat dje.

Bernard Nikaj dhe Petrit Selimin i kanë dematuar pretendimet e kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme, se ata kanë lobuar te BE-ja për mosheqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Nikajn dhe Selimi kanë thënë për gazetën Nacionale se pretendimet e deputet së VV-ja janë shpifje.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se kjo parti do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes së VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila ka akuzuar PDK-në se ka lobuar kundër largimit të sanksioneve të BE-së.

Lajme të ngjashme