Deputetja e VV-së harron se e miratuan ligjin vetë: Kush është opozita që kërkon dorëheqjen e Kurtit?
Deputetja e VV-së, Arbrëreshë Kryeziu, ka harruar se Ligjin për Qeverinë e kanë miratuar vet.
Ajo ka thënë se “kush është opozita” që po kërkon dorëheqjen.
“Kush është opozita që të kërkojë dorëheqjen si ata duan, ka një procedurë se si duhet dhënë dorëheqja dhe kryeministri dhe kabineti i tij kanë dhënë dorëheqjen sot para se të nisë seanca konstituive. Prej datës që KQZ certifikon rezultatin zgjedhor, gjithë deputetët që janë pjesë e ekzekutivit, i humbin mandatet e tyre se duhet të betohen si deputetë. Nuk kemi krizë qeveritare, kemi ligjin për qeverinë e Kosovës që tregon se çfarë ndodh kur kemi një qeveri në detyrë dhe personat në ekzekutiv kanë edhe mandat deputeti. Është qeveri në detyrë derisa të votohet qeveria ne ardhshme në Kuvend, për momentin kemi një kryeministër dhe një qeveri në detyrë”, tha deputetja e VV.