Deputetja e VV-së del kundër Kelmendit për gabimet e Kurtit, por edhe vetë bën gabime - NACIONALE

Deputetja e VV-së del kundër Kelmendit për gabimet e Kurtit, por edhe vetë bën gabime

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, është munduar që t’i japë një goditje virtuale gazetarit Adriatik Kelmendi, pasi ky e kishte kritikuar kryeministrin Kurti për gabime drejtshkrimore, kur udhëheqësi i Qeverisë kishte kërkuar falje për gabimin e tij në një detyrë të matematikës.

“Adriatiku që mediumi i vet çertifikatën e Serbisë me emërtimin 'Pec, Srbija' e quante gabim teknik paska gjetur pak kurajo të merret me gabimin e KM Kurtit” – shkroi Kryeziu Hyseni në llogarinë e saj në rrjetin “Facebook”.

Deputetja e partisë në pushtet nuk arriti që të shkruante një fjali pa bërë disa gabime drejtshkrimore.

Në vend se të shkruante “certifikatën”, ajo shkroi “çertifikatën”.

Në vend se të shkruante “kurajë”, deputetja shkroi “kurajo”.

Pas një gabimi të Kurtit në një detyrë të matematikës, Kelmendi të mërkurën kishte shkruar: “A bën edhe një kërkimfalje për lëndën Gjuhë Shqipe, se me gabimet drejtshkrimore në këtë tekst, as aty s’do ta merrte notën kaluese?!”

Para disa ditëve, deputetja Kryeziu Hyseni kishte bërë një gafë më të madhe, për të cilën kishte raportuar gazeta “Nacionale”.

Me qëllimin që ta kritikonte Bashkimin Evropian për moszbatim të marrëveshjeve, ajo e lavdëroi BE-në, duke shkruar një fjali me mohim të dyfishtë, kuptimi i së cilës ishte pohues.

Për ta lexuar artikullin rreth gafës së deputetes Kryeziu Hyseni, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme