Deputetja e LDK-së për Qeverinë Kurti: Mashtrues, Qeveri e Kurthit
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti, se në dy vitet e qeverisjes së tij nuk ka ndodhur asnjë skandal.
Krasniqi, pas kësaj deklaratë të Kurtit, e ka quajtur atë mashtrues pasi që sipas sajë lista e skandaleve të Qeverisë Kurti është shumë e gjatë.
‘’Mashtrues i llojit të vet! REALITETI: 2 vjet Qeverisja Kurti - Skandale, nepotizëm, dështim, kthim mbrapa, zhgënjim e çka jo tjetër.’’- ka deklaruar Krasniqi.
Ajo ka thënë se skandalet do thellohen me Qeverinë ‘’Kurthi’’.
‘’Dështimi dhe skandalet do të vazhdojnë të thellohen në ditët në vijim, me qeverinë Kurthi!’’- ka deklaruar deputetja e LDK-së.
